
Ish-presidentit Moisiu iu kërkua ndër të tjera në emisionin “Të Paekspozuarit” dhe një mendim për gjendjen e opozitës momentalisht. Ai tha se është një fatkeqësi gjendja e opozitës aktualisht por që mendon se do të rregullohet megjithatë sipas atij rruga që po ndjek opozita nuk është e duhura.
Është një fatkeqësi gjendje e opozitës. Opozita është pjesë e rëndësishme e politikës. Nuk mendoj se mund të rregullohet në këtë mënyrë.
I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi për numrin e madh të dekoratave që jep Meta, Moisiu nuk pranoi ta komentojë gjatë dhe tha se është e rëndësishme të mos shkelet Kushtetuta por që 5 dekorata më shumë ose më pak nuk prishin punë.
Nuk merrem me kritikat, secili ka mendimet e veta. E rëndësishme është të mos shkelet ligji. 5 dekorata më shumë nuk prishin punë.
Për reformën në drejtësi Moisiu tha që e kishte përmendur vite më parë skanim të punonjësve në sistemin e drejtësisë dhe se drejtësia në të kaluarën u kap nga politika.
Kam përdorur fjalën skanin të gjithë njerëzve në sistemin e drejtësisë. Tek ne u bë modë të djegë gishtin gjyyqtari apo prokurori. 50 % e të skanuarve kanë dalë jashtë sistemin. Deri në shkurt 500 veta kanë kaluar vettingun.



