YEPP dënon ashpër arrestimin e kryetarit të FRPD, Belind Këlliçit dhe artistëve

YEPP dënon ashpër arrestimin e kryetarit të FRPD, Belind Këlliçit dhe artistëve

Forumi Rinor i Partisë Popullore Europiane (YEPP) ka dënuar ashpër arrestimin e kryetarit të FRPD-së, Belind Këlliçit dhe shumë aktivistëve dhe artistëve të tjerë, prej regjimit socialist në Shqipëri.

YEPP, thekson se shembja e Teatrit pothuajse njëqind vjeçar, së bashku me brutalitetin e policisë gjatë kësaj pandemie globale është një akt dhune që shkon përtej parimeve të lirisë dhe demokracisë.

Për më shumë se dy vjet, aktivistët kanë bërë qëndresë të vazhdueshme, në përpjekje për ta ndalur qeverinë të shkatërrojë një monument me vlera historike, si për Shqipërinë edhe për Europën”, citohet nga deklarata.

Sipas tyre, çështja e Teatrit Kombëtar duhej zgjidhur sipas metodës së propozuar nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, siç ishte edhe propozimi i Komisioneres së BE për Kulturën, Mariya Gabriel, e cila i bëri thirrje kryeministrit shqiptar për t’u ulur në bisedime me mbrojtësit e Teatrit dhe jo për të marrë vendim vetjak mbi shkatërrimin.

Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve dhe, në emër të gjithë partnerëve tanë, dënojmë këtë politikë shtypëse”, thekson YEPP.

Më tej, bëhet me dije se eurodeputetja e Parlamentit Europian, njëkohësisht Presidente e YEPP, Lidia Pereira, në një qëndrim publik të saj, u shpreh se arrestimi i Belind Këlliçit, së bashku me artistë, aktivistë dhe anëtarë të shoqërisë civile, nga ana e regjimit socialist në Shqipëri, tejkalon principet e lirisë dhe demokracisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy