Gazetari Flogert Muça, synimin e deputetit Agron Shehaj që një ditë të jetë kryeministër, thotë se imazhi nuk mjafton.
Në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, Muça deklaroi se pengesa që sheh është mënyra se si Agron Shehaj ka ardhur deri këtu.
Nëse do kishte ardhur dje nga Italia dhe do ishte futur direkt në politikë, për të sjellë idetë e tij, do ishte më i pranueshëm mënyra se si ka ardhur në politikë dhe se si ka dalë nga politika për të hapur një parti të tijën.
Ka ardhur në PD si deputet i thirrur nga Lulzim Basha, ka qëndruar dhe me Berishën.
Zoti Shehaj duket sikur e ka pasur gjithmonë objektivin për të pasur një parti politike.
Duket sikur ka hyrë të marrë PD, nuk e ka marrë dot, ka kapur çfarë ka kapur nga demokratët dhe ndërtoi nismën e tij.
Mua më duket më shumë se ka një lloj pandershmërie, që nuk erdhi siç po bën Lapaj që po tenton të ngrejë një parti nga fillimi.
Shkoi te Partia Demokratike, mori strukturat, i bëri për vete dhe krijoi partinë e tij.
Nëse nesër nuk ka mbështetës të tij, kot që i ka hyrë kësaj loje.



