Presidenti Meta dekreton me shpallje tre ligje

Presidenti Meta dekreton me shpallje tre ligje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar sot me shpallje tre ligje.

Ka qenë ligji “Për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët EFTA-Shqipëri”, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane”.

Gjithashtu presidenti i vendit ka dekretuar dhe ligjin “Për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore”.

Dekretimi i të tre ligjeve u bë i ditur nga institucioni i Presidentit të Republikës, përmes një njoftimi zyrtar.

 “Për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët EFTA-Shqipëri nr. 1 i vitit 2021, miratuar më 24.6.2021, për ndryshimin e protokollit B të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Shqipërisë lidhur me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, dhe ndryshimi i marrëveshjeve për bujqësinë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës, dhe Republikës së Shqipërisë e Republikës së Islandës, si pjesë përbërëse të saj””.

Një tjetër ligj i dekretuar nga presidenti është ligj nr.100/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e Departamentit Federal Zviceran për Punët e Jashtme, e cila vepron përmes Ambasadës Zvicerane në Shqipëri për projektin “Lëviz Albania”, faza e dytë korrik 2019 – qershor 2023”.

Ndërsa ligji i tretë i dekretuar me shpallje është ligj nr.101/2021 “Për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore nr. 1/2021, miratuar më 21.6.2021, për ndryshimin e shtojcës 4 të marrëveshjes së tregtisë së lirë të Europës Qendrore (CEFTA 2006), që përcakton protokollin në lidhje me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, të referuar në nenin 14, paragrafët 1 dhe 3, dhe që shfuqizon dhe zëvendëson vendimin nr. 3/2013 dhe vendimin nr. 3/2015 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore””.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy