Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi: Xhaçka u fsheh pas avokatit, ka frikë t’i përgjigjet shqiptarëve

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi: Xhaçka u fsheh pas avokatit, ka frikë t’i përgjigjet shqiptarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku ishte përcaktuar një seancë dëgjimore me ministren e jashtme Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat u shpreh se seanca e sotme u kthye në seancë leximi.

Sipas Bardhit ministrja Xhaçka u fsheh pas avokatit të saj duke mos denjuar t’i japë përgjigje shqiptarëve për çështjen.

Ka miratuar së bashku me Edi Ramën, dhënien e statusi të investitorit strategjik, bashkëshorti të saj Artan Gaçi,. Keni parë me fakte sesi vija bregdetare i është për të ushtruar veprimtari përfituese familjes së Olta Xhaçkës. Kjo është në kundërshtim të ligjit për interesin. Ashtu siç e kërkonte procedura parlamentare, sot ishte thirru vetë ministrja Olta Xhaçka. Në një rast të pashembullt ajo zgjodhi të fshihej pas një avokati, duke detyruar kryetaren e Kuvendit që ta kthente seancën dëgjimore në seancë leximi. Deputetëve të opozitës por edhe deputetëve të mazhorancës ju mohua e drejta e tyre për të kërkuar shpjegime, për fat të keq jo nga zota Xhaçka e cila u fsheh pas avokatit. Disa nga pyetjet që PD do ti bënte sot ministres Xhaçka dhe avokatit të saj janë: Si ka mundësi që 8 mijë metër katrorë të vijës bregdetar të përfituara nga Olta Xhackcka dhe bashkëshorti konsiderohen hiç?  Cilët nga qytetarët shqiptarë të lidhur me ministren Olta Xhaçka ka pasur mundësi të përfitojë 8 mijë metër katrorë tokë në bregdet me 3 euro për metër katrorë?

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy