Kandidatja e PD, Ilirjana Kuçana, tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Kuçana u shpreh se kjo nuk është një betejë personale, por një përpjekje për të vendosur një standard të ri në politikë.
Ky kod duhet hedhur në kosh. Ne u futëm në garë, në mënyrë që të punojmë ne për kandidatët në listën e mbyllur. Unë i jam drejtuar KAS. Kam marrë pamjet filmike. Pasi kam parë disa prej kutive, kam parë prova se vota ime është trafikuar, i jam drejtuar KAS-it. Do t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk ka të bëjë me mandatin tim, ka të bëjë me standardin që duhet vendosur në politikë. Unë kam qenë në denoncime para SPAK, kam qenë në zonën më të vështirë, në Durrës. Vota ime është tjetërsuar, e keni ndjekur edhe live. KAS nuk i ka marrë parasysh kërkesat tona, pasi ka hapur vetëm gjysmën e kutive. Masakra që ka ndodhur në Durrës është shumë më e madhe se ajo në Tiranë.



