
Gazetari Andi Bushati thotë se shqiptarët nuk janë më në demokraci. Dhe më shumë se çdo gjë tjetër, sipas tij, këtë e provon ajo që po ndodh në bashkitë e vendit.
Duke e ditur Rama se ata nuk kanë tituj pronësie pse u bëri thirrje sillni fëmijët nga emigracioni të ndërtojnë këtu sepse fitohet më mirë se në emigracion. Pra, ka faj fshatari që ndërton pa leje apo shteti që e nxit atë dhe pastaj i çon ruspën. Kështu është më tej edhe ajo e asaj gruas që i kërkonte etiketë për rigonin.
Unë e kam thënë që ne nuk jetojmë më në demokraci. Ne jetojmë në autokraci. Më gjeni një demokraci ku ndodh ajo që po ndodh në bashkitë e vendit. Shkon shoku Enver dhe thotë: të gjithë drejtorët jashtë!



