Grabitja në Rinas, Gjoni: Nuk ka siguri kombëtare. Lleshaj: Është incident, ndodh edhe në vende të tjera

Grabitja në Rinas, Gjoni: Nuk ka siguri kombëtare. Lleshaj: Është incident, ndodh edhe në vende të tjera

Deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni, debatoi me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, në lidhje me grabitjen e 10 milionë eurove tri ditë më parë në aeroportin e Rinasit. Gjoni tha se ngjarja ka cenuar sigurinë kombëtare.

“Ne jemi republikë rrumpalle, nuk ka shans që në ndonjë vend të botës të ndodhë ajo që ndodhi në rrugë. Çfarë diskutimi kemi për blerjen e votës, kur vidhen 10 milionë euro në mes të ditës në aeroport. Ku është siguria kombëtare? Zoti Lleshaj, unë në vendin tuaj, nëse autorët nuk identifikohen dhe nuk konfiskohen paratë, do të kisha dhënë dorëheqjen. Kërkojmë interpelancë me ministrin e Brendshëm, për rendin dhe sigurinë publike. Sot s’ka siguri për jetën e pasagjerëve. Hyn tjetri me kallashnikov, ai mund t’i vriste të gjithë, mund t’i merrte të gjithë peng. Partia juaj është bërë si panoranë realizmit socialist, 34 vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës ndodh kjo në Shqipëri”, tha Gjoni.

Ndërsa ministri i Brendshëm tha se ngjarje të tilla ndodhin kudo, duke preferuar ta quajë një incident.

“Ishte seria e pestë e një seriali që ka nisur prej shumë kohësh. Ajo që ndodhi pardje ishte një goditje ndaj një aseti të rëndësishëm të sigurisë së vendit. Gjithkush mund t’i japë vend imagjinatës se çfarë mund të kishte ndodhur. Këto ngjarje ndodhin kudo. Dua të them që kemi marrë masa të forta për të zhbërë një histori turpi. Është një ngjarje e rëndë, por ne kemi transferuar sovranitet ndaj një koncesionari privar, është e rëndë. U tha nga shumëkush që u cenua siguria kombëtare, e pranojmë por nuk është e vërtetë që është rrëzuar siguria kombëtare. Teksa ngrinin shqetësimin për sigurinë kombëtare, u shqetësuan menjëherë për kushtetuetshmërinë për forcat e armatosura që u vendosën në aeroport. Nuk jam ndakord që ta quajmë turp kombëtar, është një incident, ndodh edhe në fuqitë e botës. Nuk ka asgjë për t’u alarmuar. Ne duhet të jemi krenarë që reaguam në kohë rekord dhe të paparë, pavarësisht se ra siguria në aeroport”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy