Arvizu rikthet në Tiranë me mision kundër drogës

Arvizu rikthet në Tiranë me mision kundër drogës

Ai mban postin e nd.Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit dhe në kuadër të detyrës së re, i shoqëruar nga pasardhësi i tij, Donald Lu, u prit nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Në njoftim e shpërndarë për mediat nga zyra e Kuvendit, thuhet se Meta dhe Arvizu biseduan mbi ecurinë e reformës në drejtësi, mbi bashkëpunimin në drejtim të sundimit të ligjit dhe për luftën kundër trafiqeve të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Alexander Arvizu vlerësoi miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe në veçanti shprehu mirënjohjen e SHBA për rolin lehtësues që Kryetari i Kuvendit Meta luajti në fazat përmbyllëse të votimit në parlament të kësaj reforme”, thuhet në njoftim.

Meta dhe Ambasadori Arvizu diskutuan edhe mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kundër krimit të organizuar dhe kundër të gjithë elementëve të tjerë kriminalë që shkojnë ndesh me axhendën euro-atlantike të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy