Kryemadhi: Teatri u shemb nga bashkëpunimi Luli-Edi&Co, vendi ka nevojë për drejtësi dhe opozitë

Kryemadhi: Teatri u shemb nga bashkëpunimi Luli-Edi&Co, vendi ka nevojë për drejtësi dhe opozitë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzuar sot ish kryedemokratin Lulzim Basha dhe Kryeministrin Edi Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar, dy vite më parë.

 Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi thekson se ai teatër nuk do të ishte shembur nëse do të ishin bërë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë, publik, civil.

 Ajo shkruan se vendi ka nevojë për drejtësi dhe opozitë të vërtetë, në mënyrë që betoni i korrupsionit dhe qytetet e boshatisura të mos jenë e ardhmja jonë e vetme.

 Teatri Kombëtar u shemb në 17 Maj 2020 nga bashkëpunimi Luli-Edi&Co për t’i lënë vendin betonit të korrupsionit qeveritar.
Unë jam e bindur se ai teatër nuk do të ishte shembur kurrë dhe reagimi i qytetarëve të Tiranës, që u shprehën pa ngjyrime politike, do të kishte triumfuar, nëse do të ishin bërë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë, publik, civil.

Kjo do të kishte krijuar një mburojë të pathyeshme për TK. Shumë prej këtyre më sipër, e humbën moralin, teksa nga kalorës të betejës fisnike për teatrin kombëtar, u kthyen në lypës shpresues për ndonjë metër katror në kullat e mëdha, apo ndonjë leje ndërtimi në bashkinë Tiranë.
Në këtë ditë, le të shërbejë imazhi i shembjes së Teatrit Kombëtar, për të fiksuar në mendje se oferta e autokracisë Rama është përparësia e korrupsionit dhe interesave klienteliste mbi interesin qytetar.

Dhe, se vendi ka nevojë për institucione publike me integritet, ashtu siç ka nevojë për drejtësi dhe opozitë të vërtetë, në mënyrë që betoni i korrupsionit dhe qytetet e boshatisura të mos jenë e ardhmja jonë e vetme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy