A rrezikon Basha të shpallet “non grata”? Bardhi: Partneriteti i PD me SHBA nuk cenohet nga raporte personale

A rrezikon Basha të shpallet “non grata”? Bardhi: Partneriteti i PD me SHBA nuk cenohet nga raporte personale

Deputeti i PD Gazment Bardhi komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV lajmin se Rusia ka financuar me 500 mijë dollarë PD-në në 2017-ën, kohë kur kjo forcë politike drejtohej nga Lulzim Basha.

Bardhi thekson se selia blu ka lindur dhe ekziston për të qenë në partnerit të ngushtë me Uashingtonin dhe se beson te institucionet amerikane.

Bardhi vë në dukje se partneriteti me Amerikën s’mund të cenohet nga asnjë raport personal.

Unë kam patur një komunikim me mediat dhe jam pyetur për artikullin e Zërit të Amerikës. Nuk kam më shumë informacion, sa ju keni. E kam të pamundur të komentoj më shumë. E kam theksuar dhe dua ta theksoj PD ka lindur dhe ekziston për të qenë një parti në partneritet të ngushtë me SHBA. Kam besim të plotë të serioziteti i institucioneve të SHBA. Drejtuesi i asaj kohe ka mbajtur qëndrimin e tij. Lidhur me qëndrimin e z.Berisha mbi çështjen s’më habit fakti që para 9 shtatorit apo pas, qëndrimet e z.Berisha janë të ndryshme. Pothuajse për çdo çështje që lidhet me PD, z.Berisha ka një qëndrim ndryshe”.

I pyetur nëse rrezikon Basha të shpallet “non grata”, Bardhi tha:

Unë kam besim te institucionet e SHBA. Për mua, por besoj për çdo demokrat, partneriteti me SHBA është prioritet strategjik dhe s’mund të cenohet nga asnjë raport personal. S’di të bëj parashikime. Nëse do ketë një vendimmarrje për cilindo, përfshirë Gazment Bardhin, nuk duhet të ngatërrohet kurrë fati i demokratëve me fatin personal”.

Lidhur me situatën brenda PD-së, Bardhi tha se nëse secili kapërcen vetveten zgjidhja është e mundshme.

Për fat të keq kjo situatë e krijuar në PD vijon prej me shumë se 1 viti, që nga 9 shtatori kur Berisha s’u regjistrua si anëtar i grupit parlamentar të PD-së. Ai vendim ka ndarë PD-në në dy qëndrime. E kam theksuar që për mua interesat personale s’mund të prevalojnë kurrë mbi interesat e PD. Është interesi i demokratëve ruajtja e partneritetit me SHBA. Në luftë me regjimin e Ramës, jo vetëm kemi nevojë të jemi bashkë, por të kemi për krah partnerët strategjik, SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe. Çdo gjë që do kem në dorë do ta vendos në funksion të forcimit të PD dhe ruajtjes së partneritetit me SHBA. Nëse secili kapërcen vetveten zgjidhjet janë aty. Demokratët kanë nevojë që PD të fuqizohet, sepse kanë nevojë të mundin regjimin e Ramës”.

Ai tha se diferenca mes grupimit ku është pjesë dhe atij të Berishës, është se ky i fundit nuk flet me akte kundër regjimit të Ramës, por me zhurmë dhe britma.

Unë s’bëj kurrë luftë për pushtet, por për gjërat që besoj. Besoj që një PD në konflikt me SHBA-të s’është kurrë një parti më e fortë. Grupimi tjetër të gjithë energjinë opozitare e ka orientuar drejt përbaltjes dhe goditjes së atyre që mendojnë ndryshe në PD. Ndërsa unë dhe kolegët e mi dalim dhe denoncojmë aktet korruptive të qeverisë, nga ana tjetër grupimi tjetër bën një deklaratë kundër ish-kryetarit. Ne nuk bërtasim, nuk bëjmë zhurmë, por bëjmë akte që tregojnë se jemi realisht në betejë me regjimin e Ramës. Pjesa tjetër ka fjalët, zhurmën, të bërtiturën, por me akte s’kanë bërë gjë kundër regjimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy