Kuvend/ Mazhoranca rrëzon interpelancat e opozitës, debate për AKSHI-n dhe “Jet Bank”

Kuvend/ Mazhoranca rrëzon interpelancat e opozitës, debate për AKSHI-n dhe “Jet Bank”

Në Kuvend është zhvilluar një seancë plenare ku mazhoranca ka rrëzuar disa kërkesa të opozitës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama. 

 

Gazetari Mariglen Kume në një lidhje me studion e lajmeve në MCN TV bëri një përmbledhje lidhur me zhvillimet kryesore ku bëri me dije se me votat e shumicës parlamentare u hodh poshtë kërkesa e disa deputetëve demokratë për interpelancë lidhur me çështjen e abuzimeve me tenderët e AKSHI-t. 

 

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, argumentoi se çështja është nën hetim dhe një interpelancë do të përbënte ndërhyrje në punën e drejtësisë. Ndërkohë, opozita akuzoi mazhorancën se po shmang llogaridhënien e kryeministrit në Kuvend.

 

Po ashtu Kume tha se u rrëzuan edhe kërkesa të tjera të opozitës, përfshirë interpelancën për situatën energjetike dhe rezervat e naftës në vend, si dhe ajo për çështjen e “Jet Bank”, për të cilën qeveria delegoi përgjigjen tek ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili.

 

Opozita ngriti dyshime për licencimin e bankës dhe burimin e kapitalit, ndërsa mazhoranca sqaroi se procesi i licencimit është kompetencë e Bankës së Shqipërisë.

 

U rrëzua gjithashtu edhe kërkesa për ndryshimin e rendit të ditës, që synonte diskutimin mbi raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë.

 

Seanca është futur në rendin e ditës dhe po vijon normalisht. Mazhoranca ka rrëzuar çdo kërkesë për interpelancë të opozitës me kryeministrin.

 

Duke komentuar zhvillimet, Kume shtoi se rrëzimi i kërkesave tregon vijimësinë e përplasjes politike në Kuvend dhe mungesën e konsensusit për çështje të rëndësishme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy