
Komisioni i Etikës dhe Vlerësimit ka përjashtuar për dhjetë ditë nga seancat parlamentare, tetë deputetët e Partisë Demokratike.
Vendimi është marrë me pretendimin se bllokuan Foltoren në seancën e kaluar plenare.
Përjashtimi u bë me kërkesë të Partisë Socialiste dhe deputetët e përjashtuar janë Albana Vokshi, Ervin Salianji, Luçiano Boçi, Gazment Bardhi, Luan Baçi, Bledion Nallbati, Tritan Shehu dhe Ina Zhupa.
Përjashtimi vjen pasi javën e kaluar në seancën parlamentare mbajtën të bllokuar foltoren, teksa kërkonin interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me çështjen “McGonigal”.



