Çela: Një zgjidhje jashtë BE-së, e gabuar për Shqipërinë. Vullnet politik, zgjerimi i gjithë rajonit

Çela: Një zgjidhje jashtë BE-së, e gabuar për Shqipërinë. Vullnet politik, zgjerimi i gjithë rajonit

Drejtoresha ekzekutive e AIIS, Alba Çela tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se një alternativë tjetër për Shqipërinë përtej BE-së do të ishte zgjedhje e gabuar.

Do ishte zgjedhja e gabuar. Ka edhe skenarë të ndryshëm, probabiliteti i tyre është i ulët. Ka një fill të tranzicionit që duket i pambaruar nëse kjo s’kryhet. Përndryshe krijohet kaos. Nuk kemi bagazhe me Lindjen, kemi bërë një shkëputje. Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një gjë e vogël. Nëse nuk gjendet një konsensus për një gjë të vogël, si mund të mendojmë se ka një plan për ta shpëtuar Ballkanin nga ndikimet. Plan tjetër nuk ka, por nuk është se mungojnë aktorë të tjerë që monitorojnë dhe të rrisin praninë e tyre. Nëse do ketë vizion të zgjerimit për gjithë rajonin, ajo është e gjitha vullnet politik. Është dëshira për ta përmbyllur unionin. Do të doja që BE ta në merrte për të përmbyllur projektin e tij. Të gjitha problemet që kanë nuk marrin zgjidhje pa Ballkanin. Ato po dizajnojnë unionin e ri”.

Alba Çela u shpreh se ndjen veten si europiane, duke vënë në dukje se është mbrujtur me vlerat liberale.

E pyetur nëse do të mbetet projekti i BE-së pas disa dekadash, Çela tha:

Në këto vite do merret një vendim si do duket BE në të ardhmen. Do ketë vetë unioni një formë ndryshe. Kjo është pika më pesimiste sa i përket zgjerimit. Ato po përpiqen të dizajnojnë si do të duken ato vetë në të ardhmen”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy