Pas Lu e Vlahutin, Bërisha sulmon edhe Arvizun: Doli në postera elektoralë me Frrokun dhe Ndokën

Pas Lu e Vlahutin, Bërisha sulmon edhe Arvizun: Doli në postera elektoralë me Frrokun dhe Ndokën

Sali Berisha duket sikur inatin e ka me të gjithë ambasadorët e SHBA në Shqipëri.

Ish-kryeministri sulmoi sonte edhe pasardhësin e ambasadorit Donald Lu. Berisha deklaroi se Aleksander Arvizu doli në postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën

“A të kujtohen dy deputetë të Edi Ramës? Mark Frroku dhe Arben Ndoka. A të kujtohen posterat e tyre me një ambasador dhe pas pak kohësh kthehet në Shqipëri dhe shan administratën. Paraardhësi i Lu. Arvizu. Ka bërë postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën.”, deklaroi Berisha

Por Berisha nuk i ndali akuat edhe për ambasadorin Lu dhe Vlahutin duke thënë se përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në por është po aq e vërtetë që sillen si ambasador të Edi Ramës në BE dhe SHBA.

"Ata kanë kaluar çdo lloj kufiri në mbështetje ndaj Edi Ramës që unë e kam lidhur me Sorosin dhe majtizmin. Në historinë e politikës ka pasur fatkeqësira si Adolfi që ka pasur mbështetës edhe senatorë. Nëse Edi ka të përbashkët me Hitlerin është psikoza e tij", tha Berisha gjatë intervistës për emisionin "360 gradë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy