Bozdo: Djegia e mandateve vendim i gabuar, duhet të kërkojmë falje

Bozdo: Djegia e mandateve vendim i gabuar, duhet të kërkojmë falje

Djegien e mandateve anëtari i këshillit kombëtar të PD Enno Bozdo e ka cilësuar djegien e mandateve një vendim shumë të gabuar të opozitës që ka lënë pasoja të cilat sipas tij po i shohim edhe sot.

I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Bozdo tha se djegia e mandateve është kërkuar nga demokratët për tu bindur se nuk kishte marrëveshje mes Ramës dhe Bashës dhe pas këtij vendimi siç u shpreh ai helmi i marrëveshjes së 17 majit ka qenë më i fortë se ky gjest. Ai gjithashtu tha se opozita duhet të kërkojë falje për atë vendim.

“Unë kam qenë pro djegies së mandateve. Pas zgjedhjeve të 2017-ës hija e dyshimit për marrëveshjen mes Ramës dhe Bashës ishte e madhe. Kudo ku shkoja më thuhej që keni marrëveshje me Ramën, nëse jo digjni mandatet. Mesa duket helmi i marrëveshjes së 17 majit ka qenë më i fortë se ky gjest i joni. Kjo çoi edhe në mos futjen e zgjedhjeve që ishte gabim i madh. Edhe pse nuk kam qenë thelbësor në këtë gjë, unë kam heshtur. Por Bashës i kam thënë mendimin tim. Por djegia e mandateve ishte vendimi i gabuar dhe ne kërkojmë falje të madhe. Ishte vendim i fortë dhe thikë me dy presa, rezultati i së cilës është ky që shohim sot. Për përgjegjësinë time kërkoj ndjesë”, tha demokrati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy