Nga studio e MCN Live analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar edhe PD e Alibeajt i cili nuk do të marrë pjesë në votim për anëtarin e gjykatës kushtetuese sepse kandidatura Dvoranit është e papranueshme.
Lidhur me këtë, Nazarko tha se PD po rikthehet në traditat e vjetra të komunizmit, ndërsa e cilësoi Dvoranin si personalitet i dorës së parë.
Padyshim PD dhe Alibeaj më beso që është fatkeqësi e kthimit të saj në traditat e komunizmit të vjetër, por janë disa kollona të shtetit që ndahen nga pushteti. Gjykimi selektiv i asaj kohe ishte një gjykim shkatërrimtar ajo u zëvendësua që dhe sot njihen si gjyqtarët e plepave që duke mos njohur terrenin shohim atë pafundësi dramash që i shohim në shpërndarjen e pronave, tokës dhe sot. Lidhur me Dvoranin s’mund të them gjë sepse unë vetë e gjykoj Dvoranin nga personalitetet e vetme që i kanë ngelur administratës së vjetër, personalitet i dorës së parë për mua dhe besoj se në këtë vlerësim duhet të përfshihet dhe gjykimi amerikanëve që e njohin shumë mirë këtë sistem. Rënia e një qeveria dhe ngritja e njjë tjetër nuk do të thotë të prishësh kollonat e shtetit. Besoj se Alibeaj meqë kërkon të jetë një përfaqësues i një partie nuk mund ta margjinalizojë luftën e tij me histori të komunizmave të vjetra, ai duhet të dallojë thelbësisht kollonat e shtetit me pushtetin.



