Lirimi i Lul Berishës, Blushi përplaset me Dakon

Lirimi i Lul Berishës, Blushi përplaset me Dakon

Pas Klemend Balilit, emir më i përfolur nga emdiat është edhe ai i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, kjo pasi gjykata vendosi lirimin e kreut të “Bandës së Durrësit” Lul Berisha ndërsa bashkia kishte paraqitur një shkresë që do t’i ofronte punë.

Mirë po kjo solli edhe reagime të forta në skenën politike shqiptare, duke filluar me akuza ndaj njera-tjetër të partive poltike.

Në një reagim të ish-deputetit të PS-së, dhe themeluesit të LIBRA, Ben Blushi ngre hipotezën se kryebashkiaku i Durrësit ka ardhur në këtë post me ndihmën e Lulzim Berishës.

“FORMULARI I RILINDJES !

Amerikanët thonë se Gjushi i ka premtuar Gjykatës të punësojë Lul Berishën në Bashkinë e Durrësit. E kanë gabim. Lul Berisha e ka punësuar Gjushin ne Bashkinë e Durrësit. Pra ky i fundit e ka plotësuar Formularin e Punës që ndryshe njihet si Formulari i Rilindjes. Para Gjushit të njëjtin Formular e ka plotësuar Elvis Roshi, Arben Ndoka, Mark Frroku, Klement Balili dhe shumë shokë të tjerë të Edi Ramës që janë ende në parlament. Ja pra pse nuk bëhet Vetingu për gjyqtarët: që të lirohen të gjithë nga burgu. Kush do të kuptojë pse s'na pranojnë në Europë të lexojë Formularin e Rilindjes!”, shkroi Blushi 2 ditë më parë.

Ndërsa më pas gjatë një vizitë në një zonë të Durrësit Blushi postoi një foto me fëmijët e një familje romë, duke shkruar:

FYTYRA E DHIMBJES

Në familjen e Ndricim Zibës në Kënetën e Durrësit. Këta jane fëmijët e tij Paloma, Orgito, Klodiana, Alehandro, Fariz, Rosalinda dhe Thëllanza. Jetojnë të gjithë në një dhomë katër metra katror. Varfëria e tyre me dy prindër pa punë më skuq! Në çfarë vendi po jetojmë?

Po e menjëhershme ishte edhe përgjigja e kryebashkiakut të Durrësit i cili e quan deputetin një mashtrues profesionist.

FYTYRA E MASHTRIMIT PROFESIONAL

Ky është Ben Blushi. E mban veten për shkrimtar por është në fakt një mashtrues profesionist. Ka shkuar sot në një familje rome në ish Kënetën e Durrësit për të dalë në fotografi dhe e ka përdorur këtë familje, për t'u treguar se i dhimbsen të varfërit. Se sa i dhimbsen të varfrit Ben Blushit, e di mirë jo unë, po cdo njeri që ka pasur si unë fatin e keq ta njohë nga afër. Foton e ka titulluar "FYTYRA E DHIMBJES" dhe shkruan se u skuq nga turpi kur i pa këta fëmijë! Ben Blushi as nuk skuqet as nuk zverdhet sepse është një profesionist i mashtrimit të njerëzve me llafe te bukura. Nuk rrija dot pa e ndarë këtë foto me ju, sepse është një pamje tipike mashtrimi profesional.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy