Ambasadorja Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Kim bën me dije përmes një shënimi në twitter, se është takuar me Çuçin dhe kanë folur për rolin e tij në zgjedhjet e ardhshme, duke siguruar gjithashtu bashkëpunim të fortë me SHBA-të në spektrin e sigurisë dhe ligjit.
"U takova me me Bledi Çuçin për t'i uruar suksese në detyrën e re si Ministër i Brendshëm. Më vjen mirë që dëgjova se ai ka urdhëruar për të hetuar trajtimin e protestuesve. E drejta e protestës paqësore duhet të respektohet. Gjithashtu diskutuam rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje. Ne ramë dakord për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe zbatimin e ligjit" , shkruan Kim.




