SHBA tërhiqet nga negociatat/ Milo: Lufta në Ukrainë s’do përfundojë shpejt. Rusia do kërkojë të tjera territore

SHBA tërhiqet nga negociatat/ Milo: Lufta në Ukrainë s’do përfundojë shpejt. Rusia do kërkojë të tjera territore

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi tërheqjen e SHBA-ve si ndërmjetës në negociatat e paqes Rusi-Ukrainë. Milo e konsideron një zhvillim shqetësues, që tregon që lufta s’do të përfundojë shpejt, pasi Rusia do kërkojë të tjera territore. Nga ana tjetër ai e sheh edhe si një lëvizje taktike të Uashingtonit, duke i bërë presion Moskës për të pranuar propozimet amerikane. 

Drupal Ad

 

 

 

Është një zhvillim  shqetësues dhe domethënës, që lufta në Ukrainë s’do përfundojë shpejt, siç u premtua, dhe siç pohoi J.D Vance. Rusia s’është gati për një marrëveshje përfundimtare, qoftë armëpushim, qoftë paqeje, pse, sepse Rusia mendon që tashmë koha po punon për të, pavarësisht se ka një kosto të lartë ekonomike, dhe synon të pushtojë territore të tjera, me qëllim që ta dobësojë sa më shumë Ukrainën, dhe të realizojë ato objektiva që ka ndaj këtij vendi.

Rusët kanë fituar kohë dhe kanë refuzuar të nënshkruajnë një marrëveshje armëpushimi 1-mujore që kërkoi Trump, që të krijoheshin rrethanat për një marrëveshje finale. Unë e shoh një lëvizje taktike të Uashingtonit, një presion që i bëhet Rusisë për të pranuar propozimet amerikane.

Ka një angazhim tjetër amerikan, të lidhura me ekonominë, materialet e rralla që ka nëntoka e Ukrainës, që SHBA-ve u duhen për teknologjitë moderne dhe armatimet moderne. Ka një kthesë në qëndrimin amerikan, pasi e bindën Zelensky-n që të lëshojë edhe ai në çështjen për nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet e rralla. Pas kësaj marrëveshje vjen akti i tërheqjes amerikane”.

 

Ai tha se nëse lufta në Ukrainë përfundon me favore për Rusinë, do jetë një mesazh i keq për vendet baltike, skandinave dhe Poloninë. 

Sipas Milos SHBA po i kthehet politikës tradicionale amerikane për të bashkëpunuar me Europën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy