Kandidatët për deputetë po blejnë kohën televizive, Soko tregon sa paguhet për 20 minuta

Kandidatët për deputetë po blejnë kohën televizive, Soko tregon sa paguhet për 20 minuta

Kandidati për deputet i Nismës Thurje për qarkun e Tiranës, Pano Soko deklaroi sot  në “Arnautistan” në MCN TV se kandidatët për deputetë në Shqipëri shkojnë në studio duke paguar. Sipas tij një kandidat për deputet po paguan sot në studio televizive 1000 euro për 20 minuta.

Ai u shpreh se ata që mund ta përballojnë këtë janë 3 partitë e mëdha dhe kjo sipas tij bën që të humbasë pjesa tjetër e ofertës edhe pse mund të jetë më e rëndësishme se këto të treja.

Pjesë nga intervista:

Soko: 20 minuta 1000 euro në televizion

Kandidatët shkojnë nëpër studio duke paguar lekë?

Soko: Kandidatët po. Nuk është një gjë që e pamë sot, ka ndodhur edhe në 2017-ën, edhe në 2013-ën. Populli duhet të zgjedhë dhe për të zgjedhur duhet të votojë dhe metodologjia e përdorimit të kohës gjatë fushatës për përfitime është guri i themelit të ofertës së munguar në Shqipëri. Ata që mund ta përballojnë janë 3 parti të mëdha, ata janë kudo dhe pjesa tjetër e ofertës humbet dhe pse mund të jetë më e rëndësishme se këto.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy