Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një tryezë me sindikatat deklaroi se Rama në muajit korrik-gusht merrte energji nga Kosova dhe e shiste në treg, ndërkohë që nga ana tjetër zbrazte digat.
Sipas Berishës qeveria po i vjedh në mënyrë të paimagjnueshme energjinë e shqiptarëve.
Ju siguroj se statusi i minatorit do të jetë për të gjithë ata të cilët plotësojnë kushtet e njohura për të marrë atë status dhe nuk mund të ketë kurrë, një vit para kësaj dhe asaj, por do të jetë për çdo kohë, gjeneratë dhe është një domosdoshmëri jetike.
Së dyti, ke shtruar një problem themelor, ai i energjetikës, energjisë. Absolutisht energjia elektrike në Shqipëri, ka vetëm një shkak, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Nuk ka asnjë lidhje me luftën në Ukrainë, asnjë lidhje me thatësirën, apo çmimin e naftës, pasi 99% është ujore, është e tëra vjedhje.
6 mujorin që kaloi, HEC-et private kanë prodhuar 54% të të gjithë energjisë së vendit. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se prodhimi i energjisë në Shqipëri është mbi dyfishuar, falë HEC-eve private. Çfarë bëjnë këta? Merr e zbraz digën, e shet energjinë, siç ka ndodhur në realitet me 40 euro megavatin dhe ky tregtari që e blen me 40 euro megavatin, e shet këtë energji me 130 euro dhe ndan paratë me qeveritarët. Kjo është reale.
Ka një bursë ku është çmimi, shitet dhe blihet energjia. Në një kohë kur në bursë çmimi është 80 euro, KESH blen energji me 280 euro. Çfarë bëjnë këta, këta ndajnë para me thes njëri me tjetrin. Nuk ka energji thotë Rama, mashtrim e vetëm mashtrim.
Vitin e kaluar në Shqipëri janë prodhuar si kurrë në historinë e saj, 9 terravat. Shqipëria me gjithë konsumin dhe humbjet shkon në 7 terravat. Shqipëria është e bekuar nga Zoti në këtë aspekt, se ka burime ujore shumë më të mëdha. Këta e kanë shndërruar tregun e energjisë në një bixhoz. Nuk e dinë shqiptarët. Çfarë ka të bëjë luftë këtu? Zero. Zbrazën digat gjatë muajit gusht në mënyrën më kriminale.
Kosova depozitoi, për pikë, energji piku, dhe i dha Shqipërisë 20 milionë euro në muajin korrik. Këta çfarë bënin. Këta zbraznin digat dhe shisni energjinë e Kosovës, kur ata e merrnin për të ja kthyer Kosovës natën ose në një kohë të përshtatshme. Jo këta, zbraznin digat dhe energjinë e Kosovës e shisnin në pikun. Këta bëjnë një vjedhje gjigante të paimagjinueshme me energjinë e shqiptarëve.



