
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur ditën këtë të shtunë, me një video nga momentet e takimit të saj me gratë dhe vajzat në qytetin e Fierit.
Në mbishkrimin e videos, kryetarja e LSI-së, shkruan se “LSI është forcë e parë në Fier prej forcës së guximit të vajzave dhe grave që i janë bashkuar misionit #SHQIPËRIAshtëpiaJUAJ”.
Monika Kryemadhi i bën thirrje qytetarëve gjithashtu që në 25 prill të votojnë LSI-në, e cila mban numrin gjashtë në fletën e votimit.
“#VOTO6LSI” shkruan Kryemadhi.



