Hoxha: 4 politikanë të opozitës ishin në inaugurimin e Trump. S’kishin shans t’i afroheshin Presidentit  

Hoxha: 4 politikanë të opozitës ishin në inaugurimin e Trump. S’kishin shans t’i afroheshin Presidentit  

Gazetari Artan Hoxha foli në MCN Live mbi masat e rrepta të sigurisë gjatë ceremonisë për inaugurimin e Donald Trump-it si President i SHBA-ve. 

Ceremonia e inaugurimit të Presidentit Trump ishte një ngjarje me interes global, për mënyrën si u rikthye në pushtet. Ambienti dhe gjithë përgatitja ishte bërë që ceremonia të bëhej jashtë. Ishte një rrethim, s’kisha parë një nivel të atillë sigurie, dukej një qytet pa qytetarë. Më binte në sy bllokimi edhe i arterieve larg Shtëpisë së Bardhë. Nuk kisha parë të vendoseshin borëpastruese apo mjetë të tonazhit të rëndë, duke bllokuar gjithë qytetin. Aty kishte edhe një protestë anti-Trump, Uashingtoni anon nga demokratët. Dukej si një ndeshje Champions League. Kishte ekrane të mëdhenj për ta ndjekur ceremoninë edhe nga hoteli. Qielli ka qenë i monitoruar gjithë kohën me helikopterë dhe dronë. Duhet të kalojë në hinka dhe kontrolle të imtësishme, ku çdo njëri u skanua”.

Hoxha tha se nga politikanët shqiptarë që ishin në ceremoni ishin Këlliçi, Mediu, Basha dhe Pampuri.

Këta të fundit,- bën me dije Hoxha, nuk ishin në ambientin e mbyllur të ceremonisë, ku ishte stafi i ngushtë i Trump. 

Takova politikanë shqiptarë që kishin ftesa te ceremonia që do bëhej në natyrë. Ftesat ose t’i bënin përfaqësues që vinin nga Partia Republikane, e dyta me pagesë, kryesisht për mbledhje fondesh që shkojnë në shuma të mëdha. Nga Shqipëria kishte dy forma, njëra me ftesë nga kontaktet me Partia Republikane, dhe tjetra me pagesë, ku përfshiheshin biznesmenë që kishin paguar edhe për politikanë. Këto mbetën pa provuar sepse s’pamë ceremoninë e hapur. Një pjesë e politikanëve shqiptarë ishin te paneli ‘Portokalli’, ku shihnin godinën e Capitolit, por jo Presidentin. Ishin z.Këlliçi, z.Mediu, që kishin ftesë nga Paria Republikane. Ishte edhe z.Basha, znj. Pampuri. Katër përfaqësues të opozitës. Erdhi z.Veliaj. U tha që z.Veliaj mund të ketë gjetur mënyrën me kontribuues për të hyrë. Veliaj ishte në një takim të grekëve të Amerikës. Nuk kishte shans t’i afroheshe Trump-it”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy