Zgjedhja e Presidentit, Bumçi: Rama ka kapur çdo pushtet, sot kërkon edhe Presidencën

Zgjedhja e Presidentit, Bumçi: Rama ka kapur çdo pushtet, sot kërkon edhe Presidencën

Aldo Bumçi në studion e lajmeve në 'MCN Live' teksa deklaroi se Edi Rama ka kapur çdo pushtet dhe presidenca ka qenë i vetmi institucion jashtë kompetencave të tij.

 Sipas Bumçit, Rama nuk ndalon para asgjëje, ai ka zgjedhur Alibeajn dhe do të kontrollojë dhe opozitën.

Ai shprehet më tej se Basha dhe disa të tjerë nuk janë me vullnet të mirë për bashkim dhe për këtë çdo proces tjetër është i pavlerë.

Edi Rama ka kapur çdo pushtet dhe presidenca ka qenë jashtë kompetencave të tij. Sot Rama do të kapi dhe kompetencën që se kishte. Ky njeri që kishte kapur gjithçka donte federatën e futbollit dhe presidencën. Ky nuk ndalon para asgjëje dhe do të kontrollojë dhe opozitën. Ka një mënyrë që opozita të bëhet palë për zgjedhjen e presidentin, nëse Rama heq dorë nga kapja e këtij institucioni.

Rama ka zgjedhur Alibeaj, opozita është sovrane e pavarur nga qeveria në të kundërt nuk është opozitë. Kur Rama ishte në opozitë ishte një njeri që vendoste ai dhe PS. Një opozitë që vendos Edi Rama sot nuk i duhet këtij vendi. Shqipëria ka një opozitë dhe përpjekja për ta kapur atë dështoi më 11 dhjetor. Gjykata e mori vendimin pas 4 muajsh, kur një muaj e ka kufizimin, por priti rezultatin e 6 marsit dhe pa kush ishte shumica.

Ka dy grupe në PD, Basha dhe disa të tjerë nuk janë me vullnet të mirë sepse ti thuash demokratëve sot se jeni të përjashtuar atëherë ti s’ke asnjë vullnet për bashkim dhe çdo proces tjetër është i pavlerë. Dhe që këtu ti s’do bashkim. Ti çon në gjykatë partinë tënde, pra këto vendime tregojnë qartë se do të mbash gjallë një krizë në PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy