Nesturi: Këto zgjedhje i ka humbur rëndshëm PD, e ka abandonuar elektorati i vet

Nesturi: Këto zgjedhje i ka humbur rëndshëm PD, e ka abandonuar elektorati i vet

Analisti Plator Nesturi deklaroi në MCN Live se zgjedhjet e 14 majit, më shumë se janë fituar nga PS, janë humbur rëndshëm nga opozita.

Nesturi thotë se opozita është dërrmuar totalisht dhe e ka abandonuar elektorati.

Për mua kjo është një humbje vërtet e turpshme, madje më e turpshme se sa humbja kur nuk morën fare në zgjedhje. Nuk i shikoj këto zgjedhje që i ka fituar PS, por që i ka humbur rendshëm PD. Ky ekspansion elektoral, duke hyrë në zona që duhet t’i merrnin këta të opozitës, tregon që ka dobësi opozita. Kanë humbur kontaktin me elektoratin e tyre. Më vjen keq për disa kandidatura që kanë qenë të mira nga opozita, përfshi z.Cara, që kanë humbur se nuk kanë pasur mbështetjen e duhur. Sigla që ata kanë përfaqësuar ishte kaq e rrënuar....Më tepër se fitore e socialistëve është një dërrmim total i opozitës. E ka abandonuar elektorati i vet. Nuk ka një rritje të votave të PS, por përqindjet që dalin, kur dalin 60-70 për qind, është sepse nga pjesa tjetër nuk kanë dalë të votojnë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy