Berisha: E-Albania është kthyer në “Ergys Agasi Albania”, nuk funksionon, si posta e Hazirit

Berisha: E-Albania është kthyer në “Ergys Agasi Albania”, nuk funksionon, si posta e Hazirit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin e PD për Reformën Territorialedeklaroi se platforma E-Albania nuk funksionon siç duhet dhe e krahasoi atë me “postën e Hazirit”, duke e ironizuar si “Ergys Agasi Albania”.

 

Sipas tij, shumë qytete janë boshatisur nga shërbimet bazë publike dhe institucionet nuk po u ofrojnë qytetarëve shërbimet e nevojshme.

 

Ai kritikoi gjithashtu funksionimin e E-Albania-s, duke theksuar se ajo nuk u shërben qytetarëve, sidomos në zonat ku mungon infrastruktura e internetit.

 

Qytetet të tëra janë zbrazur nga shërbimet bazë publike, nga institucionet bazë që përbëjnë edhe krenarinë e funksioneve të tyre. Ato nuk u ofrojnë qytetarëve dot shërbime. 

Për të nxjerrë një dokument në arkivën e qytetit mijëravjeçar, qytetari i Shkodrës duhet të shkojë në Mirditë, se atje ka gjetur magazinat për të depozituar arkivën Edi Rama. 

Në një kohë kur rrethet kanë pasurinë e tyre, traditën e tyre, por mbi të gjitha qytetarët duhet të kenë shërbimin. E-albania që tani e tutje duhet të quhet Ergys Agasi Albania, shtoni E Albania. E-albania është posta e Hazirit. 

Cili ishte posta e Hazirit. E kam treguar edhe herë të tjera. Haziri ishte një patriot dhe ishte postier, merrte postën nga Kukësi e sillte në Tropojë.

Por shihte letrën. Por kjo letër thotë, me siguri Yllit ja kërkojnë djalin ushtar. E hidhte në Drin. Kjo letër tjetër për filanin. 

Me siguri kërkojnë xhandarët që ta arrestojë. E hidhte në Drin. Haziri e bënte nga vullneti për tu asistuar qytetarëve, por e-Albania nuk funksionon. 

Prandaj të mendosh se do të përfitojë nga e-Albania qytetari në Pogon, Valbonë apo në Theth, apo në zona të tjera ku interneti nuk funksionon në mes të Tiranës dhe funksionoka atyre, do të thotë të tallesh me qytetarët. 

Pse bëhen këto? Vetëm për të vjedhur. 

Dhe tani së fundmi Shqipëria bëhet vendi unik në botë, me një zyrë të vetme kadastrale në kryeqytet për gjithë vendin.

 E merrni vesh ju se grabitja, plaçkitja e pasurive publike, tokave, brigjeve e trojeve është tani përparësi absolute e këtij regjimi. Është përparësi absolute. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy