Shkarkimi i Veliajt, Metaj: Nuk është çështje këshilltarësh. Pamundësia për të qenë në mbledhje mund t’i shërbejë në GJK (VIDEO)

Shkarkimi i Veliajt, Metaj: Nuk është çështje këshilltarësh. Pamundësia për të qenë në mbledhje mund t’i shërbejë në GJK (VIDEO)

Analisti Elton Metaj tha në studion e MCN Live se mosqenia në mbledhjen e djeshme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak mund t’i shërbejë Veliajt, në procesin në Gjykatën Kushtetuese, por nuk ka ndonjë vlerë të madhe politike. 

Sipas Metaj, Rama e bëri me dije 2 javë më parë qëndrimin për shkarkimin e Veliajt, kështu që mënyra si kanë vepruar 30 këshilltarë nuk ka ndonjë vlerë specifike. 

Nuk duam ta fryjmë faktin e mospranisë së tij ditën e djeshme në Këshillin Bashkiak dhe të themi meqenëse nuk ishte prezent aty nuk ka mundësi të reagojë dhe të flasë. Pamundësia e tij për të qenë aty ndoshta mund t’i shërbejë atij teknikisht  më shumë teknikisht në një proces të mundshëm në GJK. Nuk ka vlerë politike. Vlerë politike ka fakti që PS nëpërmjet kryetarit të saj e ka shpallur prej 2 javësh qëndrimin për të shkarkuar Veliajn. Çfarë bëjnë 30 këshilltarë është pa ndonjë vlerë specifike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy