PD: Rama e Tahiri përgjegjës për çdo parcelë të mbjellë me kanabis

PD: Rama e Tahiri përgjegjës për çdo parcelë të mbjellë me kanabis

Partia Demokratike ka akuzuar sërish Kryeministrin Rama dhe Minsitrin Saimir Tahiri si përgjegjës për çdo parcelë të mbjelle me lëndë narkotike.

 

Në një dekaratë për mediat sekretai për aksionin qeveritar, Ervin Salianji tha se Ministri Tahiri e ka rikhtyer vendlindjen e tij në hambar të kultivimit drogës. Ai ka shtuar me tej se ky biznes zhvillohet nën mbikqyrjen e vartësve të Saimir Tahirit.

 

Prej dy ditësh, kemi denoncuar me video, me foto se si vendlindja e ministrit të Brendshëm është kthyer në hambarin e kanabisit. Dhe pavarësisht se këtij denoncimit, policia e Saimir Tahirit nuk ka marrë asnjë masë. Arsyeja dihet; ky është biznesi qeveritar i Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Ai bëhet nën mbikëqyrjen e shefave të policisë që janë sekserët e 30% për çdo rrënjë kanabis.

 

Këto prova e dëshmi të siguruara nga Partia Demokratike. Ky biznes kërkon garanci e mbrojtje që në fazën e parë. Kërkon që ligji të mos funksionojë, kërkon që policia të mos funksionojë. Prej tre vitesh këtë pushtet e ka pasur dhe e ka ushtruar Edi Rama. Ndaj, Edi Rama është përgjegjës për çdo rrënjë kanabis që mbillet e trafikohet, sepse ai e lejon, ai e bekon dhe ai përfiton 30%. Taksa e famshme për milionat eurot e përmuajshme që po shkatërron vendin dhe po pasuron trafikantët dhe qeveritarët.

 

Salianji ka risjellë në vëmendje edhe nfgjarjen e pak javëvë më parë në Këlcyrë ku një ri u vra me armë, sipas Salianjit ai është vrarë nga një trafikant drogë.

 

Si rasti i një jave më parë që policia u mundua ta fshehë, ku 28 vjeçari Elidjan Pashaj nga Mallakasra, i detyruar nga varfëria, nga mjerimi, nga papunësia e krijuar nga kjo qeveri ishte i detyruar të punonte në një parcelë droge në Këlcyrë. Aty ra viktimë e një trafikanti të njohur, i cili shkonte nga Durrësi në Këlcyrë dhe mbillte rrënjët e kanabisit, nën bekimin e shefave të policisë. Në Këlcyrë të Përmetit, në një rreth të qetë ku prej vitesh nuk kanë ndodhur vrasje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy