
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet e Parlamentin, Elisa Spiropali, e cilëson zhurmë të ngritur qëllimisht nga një opozitë e dëshpëruar debatin që ka hapur në politikën shqiptare rasti McGonigal.
Sipas saj, është paradoks që Sali Berisha shfaqet sikur po mbron Amerikën, kur vetë është i shpallur nongrata atje.
Nuk ka asnjë akuzë për kryeministrin, nuk ka akuzë për shtetas shqiptar dhe as për korrupsion. Nuk ka zhurmë të tillë në vende të tilla, sepse nuk kanë opozita kaq të dëshpëruara. Nuk ka çështje McGonigal, nuk ka asnjë akuzë. Del Berisha në foltore e shpall fajtorë. Amerikanët nuk shkojnë as në aktivitetet publike ku merr pjesë ai, ky po e mbroka Amerikën nga ne.



