Favore të paligjshme!/ Beçi: Deklarata e Ramës e rëndë, tregon mosfunksionimin e shtetit, duhet të dënonte si rast

Favore të paligjshme!/ Beçi: Deklarata e Ramës e rëndë, tregon mosfunksionimin e shtetit, duhet të dënonte si rast

Përkitazi me disa tituj mediash të cilat vënë në pah, çështjet sociale siç janë largimi i 700 mijë shqiptarëve jashtë vendit, dhe të tjera, kanë sjellur reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili i ka cilësuar si tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë mision, dezinformonim e nxitje kundër qeverisë, me qëllim kërkesa për favore të paligjshme.

Këtë deklarata, ish-kreu i Krimeve të Rënda. Eugen Beçi, i cilëson si të rënda, për faktin se tregon mosfunksionimin e shtetit.

Sipas Beçit, vet kryeministri duhet të niste një çështje hetimi dhe ta dënonte si rast.

Duke i pasur në konsideratë faktet që përmenden aty duhet folur me një logjikë të thjeshtë ligjore. Që të përbëj titull të rremë lajmi atëherë duhet të shohim në këto vite sa veta kanë ikur, së pari duhet parë fakti, a kemi të bëjmë me një lajm fake, apo kemi të bëjmë më një lajm të rëndësishme konkret.

Dhe sa i përket dezinformimit dhe nxitjes “duan favore të paligjshme”, kjo është shumë  e rëndë, sa i përket funksionit të shtetit ligjor.

Në rastëse deri më de, këto tv, kanë konstatuar diçka dhe nuk kanë thënë asgjë, atëherë mos i kanë marrë këto favore të paligjshme?

Prandaj këtu është çështje hetimi, kjo është çështje të cilën kryeministri është një qytetar i thjeshtë që shkruan në twiter e largohet, është një qytetar i cili është i angazhuar me politikë dhe me institucione të cilat mund ta ndihmojnë që të bëj edhe një kallëzim penal konkret, sa i përket ushtrimit të ndikimit të paligjshmërisë, ose të shantazhit ose gjobës, e cila mund të jetë pjesë e një hetimi të gjithanshëm penal.

Për këtë arsye retorikat të cilat vetëm mbushin dhe funksionojnë vetëm për veshët e propagandës, janë të gjitha të pamundura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy