Thirrja e Berishës për protestë, Meksi: PD të tregojë programin e saj për buxhetin, çfarë do bëj ndryshe

Thirrja e Berishës për protestë, Meksi: PD të tregojë programin e saj për buxhetin, çfarë do bëj ndryshe

Avokati Redon Meksi, për thirrjen e kryedemokratit Sali Berisha për protestë para parlamentit në seancën e së enjtes, kundër buxhetit të vitit 2025, thotë se për sa kohë që nuk ka njerëz nuk do të ketë efekt.

Nga studio e MCN Live, ai kërkoi që Partia Demokratike të prezantojë së pari programin e saj për buxhetin dhe se çfarë mund të bëjë më ndryshe.

Thirrja e Berishës për protestë, po të ketë njerëz është shumë mirë, por s’ka njerëz.

Por së pari të na tregoj PD programin e saj për buxhetin, se çfarë do bëjë më ndryshe.

Të na e tregojë hap pas hapi se ku do i çojë këto para. Dakord qeveria vodhi, ku i vodhi dhe si do bëni ndryshe.

Nëse bën ofertë mund të shkoja, por sa i takon efekteve, nuk ka numra dhe duke mos pasur numra nuk ka pikën e efektit.

Në fund fare po nuk dhanë ofertën nuk do kenë njerëz me vete.

Nuk kanë ofertë se kanë njerëz të paaftë. E vetmja gjë që na japin është sa i keq është Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy