Pak orë pas miratimit në kuvend të ndryshimeve kushtetuese për reformën zgjedhore ka patur lëvizje në zyrën e Partisë Demokratike. Fillimisht ishte një deklaratë e opozitës së bashkuar kundër këtij veprimi që ndodhi në kuvend, ndërsa në orët e pasdites raportimet janë ndryshe.
Dy ambasadorët, Amerikës Yuri Kim dhe i BE-së Luigi Soreca, kanë takuar kryetarin e PD Lulzim Basha në selinë e partisë. Pikërisht pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për listat e hapura dhe kualicionet pazazgjedhore. Mendohet se takimi ka të bëjë me kërkesën e ambasadorëve që opozita e bashkuar të vijojë punën në këshillin politik edhe pas ndryshimeve kushtetuese.
Kujtojmë se të mërkurën këshilli politik zhvilloi një mbledhje e cila zgjati për 5 orë, por pavarësisht këtij fakti nuk pati konsensus për ndryshimet kushtetuese.



