Gjergj Hani, ish-kandidat për kryetar të PD-së, një vit më parë, përballë Bashës, pohoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, se ka patur një marrëveshje mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, nga e cila përfitoi i pari.

Hani tha se nëse Berisha do të vendoste ta sulmonte, Lulzim Basha nuk futej dot në Tiranë.
Sepse latinët thonin: Kush përfiton? Jo, zoti Basha, jo, por përfitoi zoti Berisha.
Ky ishte një borxh që duhet t’ia kthente “babait” të tij që e mori nga hiçi dhe e bëri politikan. Konflikt mes tyre nuk ka. Në politikë jo të gjitha gjërat thuhen.
Ka qenë një marrëveshje para datës 9 shtator, ku janë bërë dhe dhënë mendime se si do ta kalojmë të dy pa lagur.
Marrëveshja e Bashës me Berishën është që ne do të bëjmë. Amerikanët ka thënë Basha, më kanë detyruar, më kanë shtrënguar që të marr këtë vendim dhe unë jam i detyruar ta marr. Dhe e kanë vendosur kështu: Unë do të godas, ti do të bësh sikur më godet, sepse për aq sa e njoh unë historinë politike, nëse Sali Berisha vendos të të sulmojë, të shkon deri në braz të shtatë. Nëse Berisha do të vendoste ta sulmonte, Lulzim Basha nuk do të kalonte Zogun e Zi, nuk futej dot në Tiranë.
Pra marrëveshja ishte: ne do të bëjmë sikur kemi një konflikt ti nuk do të reagosh.



