SMS-ja te Eni Vasili/ Reagon PD: Akt i turpshëm dhe i paligjshëm nga Edi Rama

SMS-ja te Eni Vasili/ Reagon PD: Akt i turpshëm dhe i paligjshëm nga Edi Rama

Një SMS i publikuar nga gazetarja Eni Vasili në emisionin “Open” në Top Channel dje në mbrëmje, ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike.

Moderatorja e emisionit lexoi një mesazh që sipas saj e kishte marrë nga kryetari i PD-së, Basha i cili i kërkonte Ramës “nëse ishte i gatshëm të t’ia linte atij drejtimin e qeverisë”.

Pak minuta më pas, Basha tha se nuk e kishte dërguar një mesazh të tillë dhe se diçka e tillë mund të ishte “produkt piratimit nga propaganda qeveritare“.

PD, e konsideron një akt të turpshëm i atyre që duan të fshehin keqmenaxhimin e krizës.

Në një njoftim për mediat, PD nënvizon se do t’u kërkojë organeve përgjegjëse të zbardhin këtë skandal kriminal për të zbuluar me prova autorët dhe për t’i ndëshkuar ata sipas ligjit.

Edi Rama duhet të ndalë menjëherë lojërat e pista dhe luftën politike me mesazhe falso, njerëz falso dhe propagandë të skaduar kundër opozitës”, citohet nga njoftimi.

Sipas demokratëve, Rama duhet t’u kthejë sot shqiptarëve lekët e taksave për të përballuar krizën e bukës që po thellohet nga mbyllja e vendeve të punës.

PD, i bën thirrje kryeministrit të miratojë urgjentisht paketën e ndihmës, pasi shqiptarët kërcënohen nga rreziqe të mëdha dhe të ndalë sulmet politike, duke filluar të bëjë punën për të cilën paguhet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy