Dy vjet këshilltare por në ministri askush nuk e ka parë

Dy vjet këshilltare por në ministri askush nuk e ka parë

Ish-drejtuesja e FRESSH-it, Joleza Koka, ka punuar për dy vite me radhë si këshilltare në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, por nuk ka shkuar në punë. Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” iu drejtua Ministrisë së Mirëqënies Sociale për të pyetur për Joleza Kokën, e cila ka qenë e punësuar në këtë institucion.

Roja – Urdhëro goca!

Qytetarja – Si ia kalove? Unë vij nga Forumi Rinor i Partisë Socialiste dhe po kërkoja këtë Joleza Kokën.

Roja – S’e kam dëgju ndonjëherë, shko një herë tek sporteli.

Qytetarja – Desha të pyesja pak për këtë Joleza Kokën? Punon këtu?

Sportelistja – Jo, nuk është më këtu, jo. Ka kohë që ka ikur prej këtej. Ka qenë këshilltare këtu, po tani …

Qytetarja – S’është më ë…

Sportelistja – Jo, jo! Nuk e di se ka kohë që ka ikur që këtej. Unë s’e kam gjetur fare, që unë kam dy vjet që kam ardhur dhe nuk e kam gjetur fare këtu.

Punonjësja – Edhe kur ka qënë, s’ka ardhur ndonjë ditë në punë.

Qytetarja – Si?

Sportelistja – Edhe kur ka qënë nuk ka ardhur asnjë ditë në punë.

Punonjësja – S’ia kemi pa fytyrën ndonjëherë. Thjeshtë figuronte si emër, po për të ardhur s’ka ardhur ndonjëherë. S’ka ardhur asnjë ditë në punë, jo.

Qytetarja – Po cfarë bënte këtu ajo? Më duket specialiste?

Sportelistja – Jo, këshilltare. Kjo s’ka qënë fare, biles doli domethënë edhe lajm, që vinte këtu merrte rrogën, po nuk vinte në punë. Prandaj domethënë, e kanë hequr që këtu.

Qytetarja – Po cfarë këshilltare ishte kjo?

Sportelistja – Këshilltare e rinisë.

Saimir Kodra u përmbylli duke thënë se së shpejti Joleza Kokën do ta presë një padi në prokurori për “vjedhje”, pasi për dy vjet rresht ka marrë rrogën pa shkuar asnjë ditë në punë.


 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy