PD: Një në katër vdekje në Shqipëri për shkak të ndotjes

PD: Një në katër vdekje në Shqipëri për shkak të ndotjes

Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa thotë se një në katër vdekje në Shqipëri ndodh për shkak të ndotjes. Zhupa shprehet se i referohet një raporti të Agjencisë së Mjedisit në BE, e publikuar nga BBC, që tregon se 23% e vdekjeve vijnë për shkak të kësaj çështje.

Zëdhënesja e PD-së shkon më tej duke akuzuar kryetarin e bashkisë së Tiranës për propagandë, pasi sipas saj kryeqyteti është më i ndoturi.

Postimi i zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa:

Një në katër vdekje në Shqipëri vjen si pasojë e ndotjes së ajrit. Kështu raporton BBC, duke iu referuar një raporti të Agjencisë së Mjedisit të BE. Sipas raportit Shqipëria është një nga vendet ku numri i vdekjeve nga ndotja është rekord, gati 23 përqind e totalit te vdekjeve.

Tirana është qyteti me ndotjen më të madhe, qyteti që po rrit përditë rrezikun e vdekjes së qytetareve të tij me ndotjen që vetëm shtohet si pasojë e betonizimit masiv dhe të pakufijshëm të saj.

Përkundrejt propagandës së Veliajt me pemë edhe me biçikleta, kemi një Tiranë që është betonizuar masivisht. Kullat janë bërë e zakonshme e zonës kryesore të qytetit të Tiranës.

Ajri që ne thithim në Tiranë është i rrezikshëm për shëndetin tonë, është burim kanceri dhe burim vdekjeve.

Për shëndetin e fëmijëve tanë, për shëndetin e prindërve tanë, për shëndetin tonë, duhet ndalur kthimi i Tiranës në qytetin e vdekjeve nga ndotja e ajrit, në qytetin e pajetueshëm nga betonizimi!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy