Për grabitjen e ndodhur në rrugën e Rinasit ku u u morrën 7 thasë me para nga dy mjetet të cilat po i transportin për llogari të një banke të nivelit të dytë në drejtim të aeroportit me destinacion Vienën, ka reaguar edhe Luan Rama.
Numri dy i LSI-së u shpreh se nuk është problemi tek grabitja, por tek mënyra si është grabitur. Ai tha se ky grup kriminal tallet me shtetin pasi grabit me të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtin vend.
“Është në çdo logjike normale të perceptimit, por sfida është alarmante pasi ka ndodhur në të njëjtin pikë dhe orë. Është një tallje nga ky grup. Ti thua se ke sukses me kanabisin, por unë të bëj sfidën dhe ti nuk më kap dot. Kjo sjell një debat të ashpër. Duke qenë anëtar i komisionit të sigurisë kam ngritur shqetësimin për sigurinë. Është një luftë pafund mes krimit dhe shtetit. Nuk kam arsye të mendoj se kjo është një organizim mes bankave me grabitësit. Detyra është për të garantuar transportin e parave. Punonjësit e shoqërive private duhet të monitorohen dhe penalizohen nga autoritetet përkatëse. Nuk e kuptoj çfarë lloj shoqërimi ka bërë policia. Të thuash që është vjedhur 4 herë në të njëjtin vend nuk ta beson njeri. Kjo do të thotë se diçka nuk funksionon” tha Rama.
Këto deklarata ai i bëri në gjatë emisionit ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në "News24".



