Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor online me komisionerin Várhelyi/ Cakaj: Shqipëria, e përkushtuar në zbatimin e prioriteteve

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor online me komisionerin Várhelyi/ Cakaj: Shqipëria, e përkushtuar në zbatimin e prioriteteve

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një video-konferencë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

“Në këtë takim digjital shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Bashkimit Evropian në luftën kundër COVID-19 dhe nënvizuam rëndësinë e përqendrimit të mëtejmë të të gjitha përpjekjeve në përballimin e kësaj sfide” sqaroi Cakaj lidhur me video-konferencën.

Po ashtu, Cakaj theksoi se në video-konferencë, pavarësisht rrethanave të pazakonta, u shpalos puna e Shqipërisë në rrugën evropiane dhe u theksua përkushtimi për të vepruar në përputhje me të gjitha prioritetet, siç janë paraqitur në përfundimet e fundit të Këshillit.

“Kjo është thelbësore për të përparuar edhe me tutje në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, përfundoi Cakaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy