Ish-ministri kundër matësve në puse: As të mos i shkojë ndërmend kurrkujt t’u kërkojë para për…

Ish-ministri kundër matësve në puse: As të mos i shkojë ndërmend kurrkujt t’u kërkojë para për…

LSI është shprehur kundër nismës së qeverisë që në kuadër të reformës për ujin e pijshëm ka deklaruar se do të vendosen matësa për pusat e hapur nga vetë qytetarët.

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shkruan sot në “Facebook” se shpimi i puseve është bërë nga vetë fermerët pa mbështetje shtetërore për të zgjidhur furnizimin me ujë për të gjitha përdorimet. Panariti thekson se askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje të kërkojë para për ujin e tyre.

“Shpimi i puseve familjare në fshat, ishin zgjidhja që i dhanë fermerët me sakrificat dhe paratë e tyre dhe pa asnjë mbështetje shtetërore nevojave për ujë të pijshëm, larje dhe shpëlarje, vaditje etj. Ishte kjo një zgjidhje e detyruar nga mungesa e ujësjellësve dhe e kanaleve vaditës. Ishte e vetmja mënyrë e tyre për mbijetese. Për këtë duhet t’u jemi mirënjohës dhe madje t’i mbështetim për mbulimin e një pjese të shpenzimeve për hapjen dhe mirëmbajtjen e këtyre puseve. As të mos i shkojë ndërmend kurrkujt t’u kërkojë atyre para për ujin e tyre”, shkruan Panariti.

Panariti fb

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy