Çuçi mbledh grupin e PS, kërkon prezencën e deputetëve në seancën parlamentare

Çuçi mbledh grupin e PS, kërkon prezencën e deputetëve në seancën parlamentare

Bledi Çuçi mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend dhe seancën e ditës së enjte, ku pritet të kalojnë disa projektligje dhe marrëveshje.

Po kështu do të paraqitet edhe Raporti Vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023.

Çuçi kërkoi prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet sipas rendit të ditës.

Mbledhja vijoi më pas me trajtimin e çështjeve të ndryshme të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy