Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit.
Gazetari Mariglen Kume, raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se ishulli do të jetë i hapur për sezonin e plazhit dhe guidat turistike.
Për shkak të kompleksitetit të investimit, është shtyrë afati i marrëveshjes mes palëve investuese dhe institucioneve të shtetit. Sipas njoftimit nga Komiteti i Investimeve Strategjike, janë realizuar dhjetë takime mes palës shtetërore dhe investitorëve dhe thuhet se në këto takime janë realizuar vendimet kryesore që përbëjnë shumicën e akteve për këtë investim, por ka lindur e nevojshme që të bëhet pastrimi i zonës, apo për të negociuar mbi projektin që do të zhvillohet në ishullin e Sazanit.
Ministria e Mbrojtjes do të vijojë procesin për pastrimin e zonës nga rreziku i minave, një ha
p i domosdoshëm për zhvillimin e projektit turistik, ndërsa institucionet e linjës duhet të përcaktojnë kushtet për ndërtimin dhe përdorimin e një marine turistike.



