
Protestuesit kanë përfunduar fjalimet para godinës së Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të ditës së 63-të të protestës së tyre.
Në podiumin e ngritur përpara selisë së qeverisë folën qytetarë dhe aktivistë të shumtë, të cilët paraqitën kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshimin e sistemit politik, largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në tubim ishte e pranishme edhe deputetja Marjana Koçeku, e njohur për publikun si "Neomalësorja".
Ajo iu bashkua protestuesve në shesh, duke shprehur mbështetjen e saj për kërkesat e tyre dhe për objektivat e protestës.
Pas përfundimit të fjalimeve, pjesëmarrësit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës nën sloganet "Shqipëria kërkon revolucion" dhe "Ju erdhi fundi", duke e cilësuar këtë një tjetër ditë të qëndresës dhe revoltës kundër qeverisë.



