Vangjeli: Veliaj personazh i fortë politik, Alihmehmti më mirë të qëndrojë te bluza e bardhë

Vangjeli: Veliaj personazh i fortë politik, Alihmehmti më mirë të qëndrojë te bluza e bardhë

Analisti Lorenc Vangjeli në ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se zgjedhjet janë politike dhe se rreshti i parë do të ketë po të njëjtët njerëz.

Sipas tij Rama ka avantazhin që ka në krah një personazh të fortë politik si Veliaj, ndërsa shtoi se nuk do donte ta shikonte Alihmehmetin me kostumin e politikanit, si kurban të një partie të dëshpëruar.

Doktori që jemi këtu (Ilir Alimehmeti), jam i nderuar. Ka vlerësimin tim, është ndryshe nga ata që kanë turpëruar bluzën e tyre. Problemi është tek gara reale. Gara është garë politike. Duke ditur projeksionin e garës, që është politike… Sa njësi administrative ka Tirana? A mund të bënin këta kandidatë një tur, për të treguar vizionin e tyre? Një para fushatë? Doktori duhet të hyjë në politike dhe të mendojë si në politikë. Por, në politikë po fillove si gjeneral, harrohesh. Në politikë fillohet si ushtar. Veliaj e ka nisur si ushtar, njëlloj si gazetarët e suksesshëm, janë ata që e kanë nisur nga raportimi. Në politikë arma më e fortë është urrejtja dhe jo ekuilibri, tentativë për të gjetur te kundërshtari diçka të vlefshme. Gara është politike dhe do i thosha doktorit të qëndronte më mirë te bluza e bardhë sesa te kostumi i politikës. Nuk do doja ta shikoja Ilir Alihmehmetin kurban të një partie të dëshpëruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy