Basha nga Shkodra: Po ndodh një pushtim i paligjshëm i PD!

Basha nga Shkodra: Po ndodh një pushtim i paligjshëm i PD!

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me një grup demokratësh në Shkodër. Mësohet se të pranishëm në takim kanë qenë kreu i PD Shkodër Xhevdet Amuli dhe ish-kandidati për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit Xhemal Bushati.

Në fjalën hyrëse Basha u shpreh se vendimi i gjykatës së Tiranës për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit të grupit të Rithemelimit, të udhëhequr nga ish-kryeministri Berisha është i pazbatueshëm dhe një vendim që është apeluar. Basha tha se ajo që po ndodh është një pushtim i paligjshëm i selisë së PD.

Ish-kryemokrati tha: 

Ju falenderoj për kontributin. Ju kërkojmë ndjesë! Koha dhe e drejta janë në anën tonë. Ka faktorë që janë jashtë nesh. Vendimi i gjykatës i turpshëm. Kemi apeluar atë vendim që është i pazbatueshëm dhe institucionet e PD janë po ato. Gjithçka që po ndodh është një pushtim i paligjshëm i PD. T’i shërbejmë uljes së gjakrave, përgjegjësi që kam marrë me vetëdije të plotë dhe do t’i shërbej bashkimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy