Balla: Mbledhjet e komisioneve me alternime. Bardhi: Tentohet t'i mbyllet goja opozitës (VIDEO)

Balla: Mbledhjet e komisioneve me alternime. Bardhi: Tentohet t'i mbyllet goja opozitës (VIDEO)

Lidhur me Komisionet Parlamentare, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla me anë të një deklaratë për media i është përgjigjur Partisë Demokratike të cilët kanë kundërshtuar mbledhjet online.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se seancat e rëndësishme do të zhvillohen me prani fizike në sallat e mëdha të Kuvendit.

Besoj se do njiheni me procesverbalin e Mbledhje se Konferencës së Kryetarëve që është shpjeguar vijueshmëria. Do ketë komisione online dhe do ketë edhe mbledhje të rëndësishme që do futen në sallat e vetme që plotësojnë kriteret e distancave. Si në sallën e Kuvendit. Opozita të gjejë gjëra të tjera. Në shqyrtimin e buxhetit mbledhja do të jetë fizike tradicionale. Nëse ka seanca të rëndësishme do mblidhemi jo online. Por në një punë normale sikur zhvillohet në asamble në Francë apo në Bundestag është e njëjta gjë. Ramë dakord me propozimin tim që duhet vaksinim i detyrueshëm për deputetët. Kam gjetur dakordësi. Afati i dy dozave është përcaktim i ekspertëve”, tha Balla.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi është shprehur se 3 krerët e grupeve parlamentare opozitare do të mblidhen për të marrë një vendim se cili do të jetë aksioni i opozitës, në një kohë kur janë shprehur kundër mbledhjeve online të Komisioneve Parlamentare. Kjo sipas Bardhit, po bëhet me qëllim që t’i mbyllet goja opozitës.

Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës, dua të informojë publikun, mbi një akt të paprecedentë, për t’i mbyllur gojën opozitës, mbledhje online mund të zhvillohen në kushte të jashtëzakonshme, gjatë 8 viteve kemi parë që Kuvendi është një noter i akteve korruptive të qeverisë. Duan t’i ikin përgjegjësisë për debatin, e papranueshme për opozitën, jemi mbledhur 140 deputetë, më parë është mbledhur këshilli i Ministrave, pse Komisionet të mos mblidhen sipas kushteve të përcaktuara nga Kuvendi i Shqipërisë dhe jo në mbledhje qesharake, gjatë ditës së sotme do të zhvillojmë një mbledhje të përbashkët, vendimi ka si qëllim që t’i fshihet publikut mbi akte korruptive të qeverisë, opozitës po tentohet që t’i mbyllet goja dhe në këtë prizëm nuk besoj se është një parlament që funksionon dhe që secili prej nesh mund të kryejë reforma që i shërbejnë qytetarëve. Nuk fola për bojkot, jam konsultuar me të tre grupet parlamentare, brenda ditës së nesërme do të mblidhemi për të marrë një vendim mbi këtë akt të paprecedentë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy