Rama sulmon opozitën dhe paralajmëron arrestime të tjera: Dhe nuk ka mbaruar jo

Rama sulmon opozitën dhe paralajmëron arrestime të tjera: Dhe nuk ka mbaruar jo

Kryeministrit Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të Arbër Çekajt, dhe ka paralajmëruar të tjera arrestime. 

Përmes dy statuseve në rrjetin social "Facebook", kryeministri Rama thekson se nuk ka mbaruar jo se të tjera do pasojnë në javët që vijnë. Duke thumbuar opozitën Rama shkruan se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi.

"Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota, po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi! E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat, sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin", shkruan Rama.

Kreu i qeverisë thonë se arrestimet dhe dorëheqja e Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, nuk erdhën sepse e kërkon Gjermania, siç opozita pretendoi. 

"Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani & Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe. Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë", shkruan kreyministri.

save

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy