
Rruga që po bëhet nga Shëngjini në Velipojë, me fondet e BERZH dhe me vlerë 25 milionë dollar, ishte ndër debatet mes analistit Neritan Sejamini dhe kandidatit të PS për Shkodër, Benet Beci.
Sejamini nën emisionin “Të Paekspozuarit”, vlerësoi se Beci po prezantohet si një kandidat teknik dhe jo politik teksa disa projekte financohen nga kredi të huaja dhe se projektet mund të zbatohen njëlloj edhe me kandidatin e opozitës Bardh Spahia.
Pse nuk propozon zoti Beci, një urë nga Shkodra në Budva? Ne po flasim që nuk po bëhet dot një rrugë nga Lezha në Shkodër dhe vazhdojmë me këto projekte për të cilat nuk ka as fonde.
Pra qeveria shqiptare i ka marrë borxh bankës Evropiane për këtë projekt. Këtë e bën edhe Bardh Spahia. Nëse është marrë kredi, ajo merret me destinacion dhe projekt konkret.
Ju jeni person politik pavarësisht se mundoheni të hiqeni si person menaxherial. Ky është post thellësisht politik, fushata është thellësisht politike. Kryetari i Bashkisë është person politik. Vendimet që do të merrni ju janë vendime politike. Këto projekte nëse janë marrë, do ti bëjë edhe kundërshtari juaj, sepse është kredi me garanci sovrane. Mbaroi kjo gjë, si ju si zoti Spahia, iku.
Pyetja ime është, pse keni zgjedhur këtë projekt dhe jo rrugën?
Mbi çfarë baze nuk keni zgjedhur një projekt infrastrukturor, por keni zgjedhur këtë projekt, apo projektin e hyrjes që është ndërhyrje estetike.



