
<p>Gazetari Neritan Sejamini thotë se ndryshimet demografike të viteve të fundit e bëjnë të domosdoshëm hartimin e politikave të reja.</p> <blockquote> <p>Sot njerëzit jetojnë më gjatë. Popullsia është plakur sepse njerëzit e rinj po ikin. Më shumë para duhet të shkojnë për pensionet. Këta janë njerëz që edhe nuk punojnë. Nëse këta votojnë në masë për një parti, kjo ka probleme edhe politike. Kemi të bëjmë me një problem me pasoja demografike, ekonomike, sociale dhe politike. Duhet ndryshuar modeli ekonomik sepse ka ndryshuar struktura e popullsisë. Duhet një strategji e re edhe nga na e opozitës. Duhet të kemi politika të reja që marrin parasysh këtë fakt. </p> </blockquote>



