Salianji në liri me kusht, Çipi: PD mosmirënjohëse ndaj tij

Salianji në liri me kusht, Çipi: PD mosmirënjohëse ndaj tij

Analisti Kastriot Çipi e cilëson të vonuar vendimin për lirimin me kusht të dihs-deputetit Ervin Salianji. Çipi tha në studion e MCN Informacion se procesi ndaj Salianjit ka qenë një goditje politike e kryer nga drejtësia e vënë nën kontrollin e kryeministrit. Çipi shtoi se mënyra sesi u prit nga PD lirimi i Salianjit tregon se partia është mosmirënjohëse ndaj tij. 

Nuk ka dalë i pafajshëm. Padyshim që simpatizantët e vet e shohin si viktimë e padrejtësisë së sistemit të drejtësisë

Mendoj që është indiferencë ndaj kolegut. Është në kuadrin e mosmirënjohjes që politika e ka sëmundje. Sidomos PD e ka të njohur këtë. 

Nëse ai shpallet i pafajshëm nga një gjykatë ndërkombëtare, ai ka të drejtë ta prezantojë veten si viktima e drejtësisë dhe kjo do t’i ngrejë pikë edhe në sytë e PD-së. 

Fakti që u lirua tani ishte një detyrimi vonuar i drejtësisë. Nëse themi që Veliaj mund të prishë provat, kjo nuk mund të thuhej në rastin e Jamarbër Malltezit. Ai përveçse dhëndër i Berishës, ka pasur edhe detyrat e tij në PD. Për mua ka qenë një goditje politike. Kemi bërë një shpartallim të sistemit të drejtësisë. Po shohim që km nuk pyet edhe kur ka kritika nga BE. Nëse do Edi Rama, prokuroria e bën natën ditë. Edhe sa i përket Veliajt, kam përshtypjen se Rama nuk ka pse të bëjë zgjedhje në Tiranë. Ai është vetë edhe kryetar bashkie.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy